LAJMI I FUNDIT:

Basha insiston: Zëri në audiopërgjim është i Agron Xhafës

Basha insiston: Zëri në audiopërgjim është i Agron Xhafës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se krimi në Shqipëri është më i fortë se kurrë dhe kontrollon territorin dhe ekonominë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se gjendja e rendit është një emergjencë kombëtare.


“Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona dhe krimi kontrollon pushtetin politik”, tha Basha.

Kur u pyet për audio-përgjimin, Basha theksoi se videoja nuk është e manipuluar. “Regjistrimi është i vërtetë dhe zëri është i Agron Xhafajt”, tha Basha.

Më parë, Basha theksoi se “ngjarja e denoncuar nga Nuhu është vetëm maja e ajsbergut”.

“Viktimës (Xhisielës) i është bërë presion dhe tani përqafon përdhunuesin duke akuzuar opozitën”, tha Basha.

“Ngjarja në bllok është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Ish-blloku është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë”, shtoi Basha, duke iu referuar përplasjes me armë të para disa ditëve që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori