Knut Fleckenstein është njohur nga Lulzim Basha me protestën e opozitës dhe pas takimit që ka patur me të, kreu i PD-së u shfaq i bindur për të vazhduar protestën dhe bojkotin, po aq sa ishte para takimit me eurodeputetin.
“Unë i komunikova zotit Fleckeinstein vendimin e opozitës se me këtë Parlament të padekriminalizuar, në këtë Parlament fasadë, opozita nuk ka vend, sa kohë që prioriteti jetik i shqiptarëve për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është në rrezik”, deklaroi Basha.
Pyetjes se cili ishte reagimi i eurodeputetit për këtë qëndrim të ri të opozitës, Basha iu përgjigj duke thënë se zoti Fleckenstein nuk ndodhej në Shqipëri për të negociuar, por ishte në cilësinë e raporterit për vendin tonë.
Sa e dëmton kjo mungesë e opozitës në Parlament reformën në drejtësi? Për këtë Basha u kthye pas në kohë, në shtator dhe thotë se prioritet është qeveria teknike që do të garantojë zgjedhje të lira.
“Reforma u pengua në momentin kur 7 ligjet, në kundërshtim me premtimin dhe angazhimin e marrë para partnerëve ndërkombëtarë, u kaluan duke përjashtuar opozitën. Kur e përjashton opozitën, çfarë i kërkon pastaj? Ne jemi përjashtuar që prej shtatorit, nga ky aspekt i reformës në drejtësi dhe sot 4 muaj para zgjedhjeve, prioriteti jetik i shqiptarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kërkon që ky Parlament me opozitën brenda të marrë pikësëpari vendimin për një qeveri që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai.
Kreu i opozitës u shpreh i vendosur kur tha se opozita do të rikthehet në Parlament vetëm “në momentin kur të gjithë faktorët politikë do të marrin përsipër përgjegjësinë para shqiptarëve, për t’u dhënë shqiptarëve një qeveri që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Basha ritheksoi se opozita nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë.
“Nuk do të lejojë zgjedhje me krim, korrupsion dhe drogë. Ky është një vendim i marrë dhe ne kësaj do t’i shkojmë deri në fund”, deklaroi ai. /Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës