LAJMI I FUNDIT:

Barcelonë, ndalohen 126 shqiptarë, policia zbulon skemën si do hynin ilegalisht në Britani (Video)

Barcelonë, ndalohen 126 shqiptarë, policia zbulon skemën si do hynin ilegalisht në Britani (Video)

Policia kufitare në Barcelonë ka ndaluar 126 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në Britani.

Mësohet se emigrantët shqiptarë ishin të pajisur me pasaporta greke dhe italiane, të falsifikuara në Irlandë.


Sipas policisë spanjolle, shqiptarët kanë udhëtuar në zonën Shengen me pasaportat e tyre dhe më pas janë pajisur me dokumente të falsifikuara me qëllim që të kalonin në Britani. Policia kufitare në Barcelonë ka ndaluar 126 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në Britani.

Shqiptarët janë arrestuar të gjithë në aeroportin “El Prat” dhe gjatë kontrollit u janë gjetur dokumenta false greke dhe italiane, të cilat do i përdornin për kalimin e kufirit. Aeroporti i Barcelonës do të përdorej si tranzit nga personat e arrestuar, për të arritur më pas në destinacionin final. Një zëdhënës i policisë spanjolle ka deklaruar se shqiptarët kanë hyrë në zonën Shengen nga Italia dhe Greqia, me dokumentat e rregullta të Shqipërisë.

Pasi kanë arritur në këto dy vende, personat në fjalë kanë marrë dokumentat false dhe më pas janë nisur drejt Spanjës. Sipas zyrtarëve spanjollë, janë sekuestruar dokumenta të falsifikuara italiane dhe greke, përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe patenta makine, të gjitha false.

Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur nga policia. Ndërkohë që kjo është një video e publikuar sot në mediat angleze duke treguar edhe një tjetër mënyrë sesi shqiptarët rrezikojnë për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori