Barcelona shokon Chelsean me çmimin e kërkuar për Fermin Lopez - skuadra londineze largohet nga gara

Chelsea duket se po tërhiqet nga negociatat për transferimin e Fermin Lopez, raporton eksperti i trasnferimeve Guillem Balague.
Mesfushorit i është paraqitur një ofertë që do t’i dyfishonte ose edhe trefishonte pagën e tij aktuale te klubi katalunas, por ai ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.
Klubi londinez kishte ofruar 50 milionë euro për lojtarin, por Barcelona kërkon 60 milionë euro, një shumë që Chelsea nuk është i gatshëm të paguajë.
Prioriteti i “Bluve” mbetet ish-ylli i Barcelonës, Xavi Simons, i cili aktualisht luan për RB Leipzig dhe kushton rreth 70 milionë euro.
Megjithatë, një marrëveshje e tillë mund të krijojë vështirësi për klubin në aspektin e Fair Play Financiar dhe regjistrimit të lojtarëve në Ligën e Kampionëve.
Pikërisht kjo është arsyeja pse Chelsea kishte konsideruar transferimin e Fermin Lopez si një alternativë më të përballueshme financiarisht. /Telegrafi/




















































