Raportohet se Barcelona ka dërguar ofertë drejt Milan Skriniarit, por që Interi e ka refuzuar, duke ia bërë me dije që nuk është në shitje. 

Sllovaku kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por që Nerazzurrët nuk duan ta lëshojnë që të largohet në këtë verë.


Sipas calciomercato.com, Interi ka marr një ofertë nga Barcelona për Skriniarin, por që është refuzuar duke i treguar që nuk është në shitje.

GettyImages 923847068 Milan Skriniar . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Blaugranat thuhet se kanë bërë një ofertë të lartë për mbrojtësin, një nga ato që nuk refuzohet.

Klubi katalunas i ka treguar italianëve që janë gati ta persin edhe për një kohë, por me gjasë nuk e mendojnë shitjen e tij.

GettyImages 957776250 Ivan Perisic, Mauro Icardi dhe Milan Skriniar. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images )

Nerazzurrët janë në pritje të rinovimit me  Mirandan, ndërsa drejtori sportiv Piero Ausilio po punon në Londër për ta sjell Moussa Dembelen.

Braziliani aktualisht është duke u përgatitur me Kombëtaren e tij për Kampionatin botëror. /Telegrafi/  

telegrafi sport app