Barcelona synon transferimin e një qendërmbrojtësi të ri në afatin e ardhshëm kalimtar dhe drejtuesit e klubit kanë përpiluar një listë me tre emra që dëshirojnë.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Barça dëshiron të nënshkruajë një qendërmbrojtësi të ri këtë verë.


Ky medium shton se drejtuesit e klubit kanë etiketuar tashmë tre emra të mundshëm që mund të vijnë në Camp Nou.

Dy emrat e parë të lidhur me një transferime te Barcelona janë 23-vjecari i Lazios, Luiz Felipe dhe 21-vjeçari i RB Leipzig, Dayot Upamecano.

I fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të katalunasve është mbrojtësi i Manchester Cityt, 25-vjecari Aymeric Laporte.

Mbetet për tu parë se cili nga tre do të transferohet në Barcelona këtë verë, pasi drejtuesit janë të etur për një qendërmbrojtës të ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app