Barcelona duhet që të falënderojë La Masia për sukseset e tyre të fundit.  Gerard Pique, Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Lionel Messi që të gjithë kanë dal nga akademia e famshme e klubit.

La Masia vazhdon të mbetet aty, por klubi ka ndërruar politikë, duke kërkuar lojtarë të gatshëm në vitet e fundit.

Gjatë dekadës së kaluar, Barca ka shpenzuar 1.23 miliard dollarë për të blerë lojtarë të rinj, ku edhe pagat e tyre e rëndojnë dukshëm buxhetin e klubit.  Një prej arsyeve është edhe kjo që Messi është kaq i pakënaqur me bordin.

messi 1

Që nga zënka e tij me drejtorin sportiv, Eric Abidal javën e kaluar, raportimet e shumta kanë qenë për zemërimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Ai nuk mund ta besojë që Barcelona nuk ka fituar në Evropë pesë vitet e fundit.

Rekrutimi i dobët ka qenë padyshim zemra e problemeve të kampionëve të La Liga. Josep Maria Bartomeu është president që nga vitit 2014.  Zgjedhjet e tij në tregun e transferimeve kanë qenë shumica të dështuara.

bartomeu abidal

Bartomeu ka bërë 25 blerje dhe shumë pak prej tyre kanë dal të mira.


Sukseset

Clément Lenglet

Arturo Vidal

Arthur Melo

Antoine Griezmann

Paulinho

Frenkie de Jong

Jasper Cillessen

Samuel Umtiti


Dështimet

Arda Turan

Philippe Coutinho

Aleix Vidal

Ousmane Dembélé

Kevin Prince-Boateng

Denis Suárez

Malcom

Paco Alacer

Lucas Digne

Jeson Murillo

Jean-Clair Todibo

Moussa Wagué

Semedo

André Gomes

Marlon

Vitinho ⠀

Yerry Mina


Portieri Neto dhe i sapoardhuri Junior Firpo nuk janë ende në gjendje që të votohen, pasi që sa herë paraqiten luajnë mirë, por nuk janë startues të rregullt. ⠀

/Telegrafi/   

telegrafi sport app