LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit në Ligën Premier

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit në Ligën Premier

Barcelona ka marrë një goditje të madhe nga ndeshjet e Kombëtareve, pasi ka humbur mesfushorin Gavin.

Talenti i madh katalunas ka pësuar një lëndim të rëndë me Spanjën dhe ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, ku do të qëndrojë jashtë fushave për shtatë deri në nëntë muaj.

Është një goditje e madhe për gjigantin katalunas pasi Gavi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Barcelonës këtë edicion.


Pësoi lëndim të rëndë duke luajtur me Spanjën: Mësohet shuma që do t'i paguajë FIFA, Barcelonës për lëndimin e Gavit
Lexo po ashtu Pësoi lëndim të rëndë duke luajtur me Spanjën: Mësohet shuma që do t'i paguajë FIFA, Barcelonës për lëndimin e Gavit

Menjëherë pasi kanë mësuar shkallën e lëndimit, drejtuesit e klubit katalunas kanë filluar punën për të gjetur zëvendësuesin e spanjollit.

Gazeta katalunase ‘Sport’ ka raportuar se Barcelona po tenton huazimin e mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të janarit.

27-vjeçari nuk ka shumë hapësira këtë edicion te Spurs dhe klubi londinez është i hapur për huazimin e tij.

Megjithatë te Barcelona duan huazimin e thjesht të lojtarit dhe pa pasur obligim blerje në fund të sezonit.

Gjatë javëve të ardhshme pritet një takim vendimtar mes drejtuesve të dy klubeve për të arritur marrëveshjen përfundimtare që Lo Celso të huazohet në Camp Nou, me argjentinasin që edhe më parë ishte dëshirë e Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Ndërkombëtare
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Serie A
Tifozat Kuq e Zi zbulojnë koreografinë që nuk u pa në TV, aty ishte një mesazh shumë domethënës

Tifozat Kuq e Zi zbulojnë koreografinë që nuk u pa në TV, aty ishte një mesazh shumë domethënës

Kombëtarja e Shqipërisë
Barcelona mendon transferimin e yllit të Serie A

Barcelona mendon transferimin e yllit të Serie A

La Liga
Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori