Barcelona dhe Juventusi prej kohësh janë në bisedime, pasi të dy skuadrat pëlqejnë lojtarët e njëra tjetrës.

Barcelona po kalon nëpër një krizë financiare dhe këtë vit synimi i kataluansve është shkëmbimi i futbollistëve.


Kjo ka bërë që kampioni në fuqi spanjoll të nisë bisedimet me kampionin aktual të Italisë, për shkëmbim të futbollistëve.

montaje con arthur melo y miralem pjanic efe juventus

Marca ka raportuar se dy skuadrat janë në bisedime për shkëmbimin e katër futbollistëve, ku dy pritet të kalojnë në Camp Nou dhe dy të tjerë në Torino.

Miralem Pjanic dhe Federico Bernardeschi janë dy yjet e Juventusit që pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga Barcelona.

1579289985 966463 1579290320 noticia normal

Ndërkohë Zonja e Vjetër pëlqen lojtarët si Arthur Melo, Ivan Rakitic, Nelson Semedo apo Sergi Roberto.

Juventus është gati t’i lë dy lojtarët Pjanic e Bernardeschi në këmbim të njërit nga mesfushorët Arthur ose Rakitc apo njëri nga mbrojtësit Semedo ose Roberto.

Dy klubet kanë raporte të shkëlqyera dhe sipas Marcas një shkëmbim i bujshëm mes tyre pritet të ndodhë në verë. /Telegrafi/

15882499384910

telegrafi sport app