Banorja e re e Big Brother ka një histori të trishtë, i kishte vdekur nëna dhe motra në një aksident

Elijona Binakaj është banorja më e re në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Modelja nga Gjermania ka një histori të trishtë, që e kishte ndarë me publikun në një intervistë për RTV Dukagjini pak më parë.
Ajo zbuloi se rrugës për Kosovë në vitin 2021 ishte përfshirë në një aksident, ku vdiq nëna dhe motra e saj.
- YouTube www.youtube.com
"E kemi pasur një aksident në vitin 2021. Ka qenë gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë. Më ka ndërruar jetën, nga një moment në tjetër", tha ajo.
Tutje shtoi: "Ishim rrugës për Kosovë, aksidenti ka ndodhur në Kroaci e kam humbur fatkeqësisht motrën dhe nënën".
"Në fillim ka qenë shumë rëndë sepse e ndjen mungesën e nënës gjithmonë. E kam ndjerë veten si të detyruar të ruaj vëllanë. Ka qenë shumë e vështirë, sidomos vajza në moshën 14 vjeçare ka shumë nevojë për nënën e vet po ashtu edhe për motër sepse e kam pasur shoqe të ngushtë. Më ka ndërruar jetë brenda dy minutave komplet, nuk kam qenë më kurrë e njëjta. Kam vdekur në atë moment që ka ndodhur aksidenti", theksoi ndër tjerash.
E mbase edhe një rrëfim të tillë do ta bëjë me hyrjen në Big Brother. /Telegrafi/











































