LAJMI I FUNDIT:

Banorët e lagjes Taftalixhe të Shkupit do të paditen penalisht

Banorët e lagjes Taftalixhe të Shkupit do të paditen penalisht

Banorët e lagjes Taftalixhe të Shkupit, të cilët tash e katër herë me radhë e kanë penguar fillimin e ndërtimeve në këtë lagje, rrezikojnë që të ndiqen penalisht, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu thotë Cvetko Grotdanov, Drejtor i Shoqatës aksionare për menaxhimin me hapësirat komerciale dhe banesore, duke këmbëngulur se ndërtimi nuk do të ndërpritet.


Vazhdon ‘rezistenca’ në lagjen Taftalixhe të Shkupit kundër betonizimit
Lexo po ashtu Vazhdon ‘rezistenca’ në lagjen Taftalixhe të Shkupit kundër betonizimit

Sipas tij, kjo shoqatë tashmë ka parashtruar ankesë dhe ka ngritur kallëzime penale në Prokuroinë publike, kundër një ‘kryerësi të panjohur’ të pengesave dhe pret që brenda një jave, prokuroria të vërtetojë përgjegjësinë ndaj personave që pengojnë punimet në këtë lagje.