LAJMI I FUNDIT:

Banorët e dëbuar nga banesat kërkojnë shpëtim nga Kadri Veseli

Banorët e dëbuar nga banesat kërkojnë shpëtim nga Kadri Veseli

Banorët e lagjes “Dardania”, të cilët u dëbuan nga banesat, në të cilat kanë banuar tash e 16 vjet, i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës, për t’u takuar me kryetarin Kadri Veseli, nga i cili po kërkojnë që të ndalet dëbimi i tyre dhe vënien e drejtësisë.

Megjithëse kryetari nuk gjendej aty, ata i drejtuan një kërkesë për takim.


Shukri Maxhuni, banor i kësaj lagje, thotë se kanë bërë një kërkesë për t’u takuar me kryetarin Veseli, nga i cili do të kërkojnë zbatim të ligjit.

Kjo është lista e familjeve që do të largohen nga banesat në ‘Dardani’ (Foto)
Lexo po ashtu Kjo është lista e familjeve që do të largohen nga banesat në ‘Dardani’ (Foto)

“Për të bërë një takim shumë të shkurtër duke kërkuar nga ai, që të bëjë ndërprerjen e dëbimit nga banesat tona. T’i bëjë një shkresë drejtorit të ndërmarrjes banesore, për arsye se ne i kemi dorëzuar 10 mijë nënshkrime organit më të lartë legjislativ, që është kuvendi i Kosovës, deri ta shqyrtojnë dhe pasi që t’i shqyrtojnë, atëherë Kuvendi merr një vendim dhe është i plotfuqishëm, banorët do ta pranojmë. Ne kërkojmë nga ai që nesër gjithsesi të takohen me përfaqësuesit e banorëve”, tha Maxhuni.

Maxhuni pret që kryetari Veseli do ta marrë parasysh ligjin, i cili sipas tij, u lejon atyre që të qëndrojnë në këto banesa dhe t’i blejnë ato.

E fajin për këtë situatë të krijuar, ai thotë se e kanë politikanët matrapazë, të cilët sipas tij duan t’i marrin banesat, ku ata kanë jetuar tash e sa vite.

“Çdo bartës i të drejtës banesore, përkatësisht banorët të cilët janë duke banuar, shfrytëzuar kanë përparësi për me i ble banesat. Dhe këtu nëse edhe kryetari i Kuvendit nuk e merr parasysh ligjin, ne po duam shtet ligjor, ku formohen ligjet – atëherë neve s’na kanë mbet asgjë tjetër si 800 mijë shqiptarë që me dalë azil. S’ke ku shkon, s’kanë ku shkojnë banorët”, ka thënë Maxhuni.

E Idriz Haxholli 74 vjeçar, i cili vjen nga fshati Marec, tregon skenat të cilat ai i kishte përjetuar në momentin e dëbimit nga banesa, në të cilën ai ka jetuar tash e sa vite.

“Le të vjen Shpend Ahmeti le të na kallxon për çka po na qet. A është e vlefshme a s’është me i lëshu na banesat. Jo jemi ardh me iu qit, a po a shkelna krejt mytna. Kur erdhën specialcat tu na shkel. Unë u kapa për dere gati mi thyen gishtat, mi prishen sytë deri tash në spital jam kanë”, ka thënë plaku. /kp/