LAJMI I FUNDIT:

Banksy, artisti më misterioz në botë (Video)

Banksy, artisti më misterioz në botë (Video)

Gjatë viteve të ’90-ta, në rrugët e Bristolit të Anglisë kanë filluar të shfaqen grafite të ndryshme, që e kundërshtonin sistemin qeverisës.

Që atëherë, në shumë rrugë të Britanisë së Madhe ka pasur vizatime që shprehnin protestë për gjëra të ndryshme që ndodhin në shoqëri, transmeton Telegrafi.


Disa i pëlqejnë, e ka të tjerë që thonë gjëra negative. Por, ende askush nuk e di kush është artisti apo grupi që nënshkruhet vetëm si Banksy.

Prej policit që e kontrollon një nxënëse, te talljet e ndryshme me Mbretëreshën Elizabetë, janë disa nga punimet e artistit “anarkist” që punon në fshehtësi.

Në dokumentarin e shkurtër të plasuar më poshtë, nuk jepet asnjë e dhënë se si financohet Banksy, apo mënyrën se si punon pa u diktuar.

Megjithatë, tregohet se puna e tij admirohet në tërë botën dhe se është e pashmangshme të mos shihet ndonjë poster i tij në ndonjë kafene apo lokal.

“Kurrë nuk dihet ku apo çfarë do të shfaqë Banksy”, thuhet në këtë filmim, që tregohet për një ekspozitë të këtyre vizatimeve të rrugës, që po shfaqen në Amsterdam.

Nddryshe, Banksy i ka kthyer grafitet në art dhe veprat e tij kushtojnë me miliona. /Telegrafi/