LAJMI I FUNDIT:

Bankat në Shqipëri kritere shtesë për dhënien e kredive

Bankat në Shqipëri kritere shtesë për dhënien e kredive

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë shtrënguar standardet për dhënien e kredive.

Banka e Shqipërisë në një vrojtim thekson se në tre muajt e parë të vitit pati u dhanë më pak kredi e ndikuar kjo prej pritshmërive për situatën ekonomike dhe aftësisë paguese.


Kriteret për marrjen e një kredi u shtuan si për bizneset po ashtu edhe për individët

Ekonomia shqiptare është mbështetur më pak nga sistemi bankar në tre muajt e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit konstaton se standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan qoftë në sektorin e investimeve apo dhe për kërkesat për likuiditete në segmentin e biznesit të madh. Por edhe Kërkesa për të marrë financime prej institucioneve financiare u vlerësua më e ulët, sidomos tek bizneset e vogla e të mesme.

Një trend negativ është shënuar dhe për kreditë me qëllim blerje banese, apo për konsum prej individëve.

Shqetësues është fakti se bankat janë treguar të rezervuara për faktin se nuk presin përmirësim të situatës ekonomike në vend apo përmirësim të aftësisë paguese të kredimarrësve si edhe rreziqet lidhur me kolateralin; si edhe toleranca e bankës ndaj rrezikut. Ky raport duket se është pikë kthese për kreditimin, pasi në fund të vitit 2018 u shënua një rritje e shumës që bankat dhanë për individët apo dhe bizneset.

Megjithatë në raportin e bankës së Shqipërisë Në tremujorin e dytë të vitit 2019, bankat presin të aplikojnë standarde kreditimi disi më të lehtësuara për bizneset, ndërkohë që kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë në të dy segmentet e bizneseve.

Standardet e kreditimit priten të lehtësohen edhe për individët në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke qenë në të njëjtën linjë me pritjet e bankave për një kërkesë të shtuar nga kjo kategori.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori