LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë pritet të ulë normat e interesit

Banka e Anglisë pritet të ulë normat e interesit

Banka e Anglisë është e gatshme për të ulur normat e interesit për të parën herë që prej 2009-ës gjatë kësaj jave, në përpjekje për të ndaluar Brexit që të shkaktojë një recesion.

Banka mund të ndërhyjë edhe më tej duke injektuar miliarda paund në tregjet financiare. Sondazhet ndaj ekonomistëve kanë treguar për një ngadalësim të shpejtë që kur Banka e Anglisë zhgënjeu tregjet 2 javë më pare, ku i mbajti normat e pandryshuara.

Shifrat për aktivitetin e fabrikave ditën e Hënë, treguan rënien më të madhe që prej 2013-ës. Të dhëna të tjera për sektorin më të madh të shërbimeve, treguan tkurrjen më të madhe që prej 2009-ës.

Kreu i ekonomistëve të Bankës së Anglisë, Andy Haldane tha se duhen ndërmarrë masa agresive, për një politikëbërës tjetër, Kristin Forbes, theksoi se Banka Qendrore nuk duhet të nxitojë deri sa të shfaqen të dhënat e plota. Shumica e ekonomistëve të anketuar nga Reuters presin që Banka e Anglisë të ulë normat e interesit me të paktën çerek pikë përqindjeje në 0.25%.

Ekonomistë të tjerë thonë se Banka do të rinisë programin e blerjes së titujve qeveritarë, që e ka ndaluar në fund të 2012-ës. Analistët e bankës Merrill Lynch thonë se Banka e Anglisë do të lajmërojë 50 miliardë paund blerje të aktiveve, sipër 354 miliardë paund të titujve qeveritarë që u blenë ndërmjet 2009-2012.

Komisioni i Politikave Monetare te Banka e Anglisë, mund të shqetësohet se programi shtesë i lehtësimit në një kohë të rënies së kthimeve globale, mund të ketë pasoja të paparashikueshme për bankat dhe tregjet. /Telegrafi/