LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë 326 miliardë euro për funksionimin e tregjeve

Banka e Anglisë 326 miliardë euro për funksionimin e tregjeve

Guvernatori i Bankës së Anglisë (BoE), Mark Carney deklaroi sot se institucioni ishte i gatshëm të injektonte 250 miliardë stërlina (326 miliardë euro) nga fondet shtesë për të siguruar likuiditete të mjaftueshme për funksionimin e tregjeve, pas fitores së Brexit.

”Banka Qendrore britanike është gjithashtu në gjendje për të financuar likuiditete të konsiderueshme në valutë të huaj, në rast nevoje”, shtoi Carney në një intervistë televizive. /AFP/Telegrafi/