LAJMI I FUNDIT:

Banesë më të vogël, vështirë se keni parë – por qiraja e saj është hiq më pak se 700 euro në muaj

Banesë më të vogël, vështirë se keni parë – por qiraja e saj është hiq më pak se 700 euro në muaj

Një apartament në Londër i cili përmban një tualet që është afër nga hapësira e kuzhinës është në dispozicion për t’u marrë me qira për 600 funte në muaj (rreth 700 euro).


Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, banjo e vogël e apartamentit është mbyllur brenda njësisë së dushit.

Si rezultat, një panel i hollë xhami është gjithçka që ndan qiramarrësin nga aty ku bën banjë dhe ku ruan dhe gatuan ushqimin.

Gjithashtu, në hapësirën për të cilën do të duhet të paguani hiq më pak se 600 funte në muaj, pranë stacionit Forest Gate në Newham është një krevat dhe televizion mbi njësitë e kuzhinës.

Sidoqoftë, edhe pse e vogël, kjo banesë ka marrë shumë vëmendje në mediat sociale. /Telegrafi/