Aktivistët ngritën një banderolë të madhe përgjatë plazhit në Tel Aviv, duke pritur kthimin e pengjeve në shtëpi dhe duke falënderuar presidentin e SHBA-së Donald Trump për rolin e tij në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Banderola ndodhet përpara degës së Ambasadës Amerikane në Tel Aviv dhe shtrihet sa gjatësia e tre fushave të futbollit.


Fjalët "faleminderit" dhe "shtëpi" janë pranë skicës së profilit të Trumpit me ngjyra të kaltër dhe të verdhë.

Organizatorët thanë se hapësira e ekspozitës u krijua me shpresën se Trump do të ishte në gjendje ta shihte atë nga aeroplani i tij kur të zbriste në Izrael, dhe se pengjet do të ishin në gjendje ta shihnin atë nga helikopteri që do t'i sillte ata në shtëpi.



Ndryshe, Trump tashmë ka mbërritur në Izrael.

Ai është pritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog. /Telegrafi/