LAJMI I FUNDIT:

Banda e armatosur merr nën kontroll qytetin brazilian, kryejnë plaçkitje në një bankë  dhe terrorizojnë banorët gjatë natës

Banda e armatosur merr nën kontroll qytetin brazilian, kryejnë plaçkitje në një bankë  dhe terrorizojnë banorët gjatë natës

Dhjetëra persona të armatosur me pushkë të gjata kanë marrë nën kontroll mbrëmë qytetin Krisium në jug të Brazilit, ku më pas ia mësynë një banke.

Videon të cilën e kanë filmuar banorët lokalë, tregon sulmuesit me kapela dhe të veshur me të zeza duke ecur rrugëve të Krisium në shtetit brazilian Santa Katarina, dhe mbajtur peng shumë civilë, transmeton Telegrafi.


Raportohet se janë dëgjuar të shtënat në tërë qytetin me rreth 220 mijë banorë. E të paktën ishin 30 persona të armatosur me 10 vetura, ka bërë të ditur drejtori i departamentit për vjedhje dhe rrëmbime, Anselmo Crus.

Ata kishin bllokuar rrugët që shpien jashtë dhe brenda qytetit, me qëllim që të parandalojnë ardhjen e shpejtë të përforcimeve nga ana e policisë.

“Ka qenë një aksion i pa preceden në këtë shtet. Kurrë diçka e përmasave të tilla të dhunës nuk ka ndodhur më parë”, ka shtuar Crus.

Aksioni ka filluar pas mesnatës dhe ka zgjatur për rreth dy orë. E paratë janë gjetur të shpërndara nëpër tokë në lagje të ndryshme të qytetit.

Banka shtetërore e Brazilit ka bërë të ditur se filiali i tyre në Kirisum do të mbetet i mbyllur, duke mos dhënë informacione për shumën e parave të vjedhura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori