LAJMI I FUNDIT:

Banane të fërguara me çokollatë

Banane të fërguara me çokollatë

Desert i shijshëm, i gatshëm në më pak se 7 minuta! Shpejtë, shijshëm dhe shëndetshëm. Familja juaj do t’a adhuroj.

Përbërësit:


1. Çokollatë e zezë, të paktën 70% ( 70gr çokollatë, është mjaftueshëm për 2-3 banane)
2. Banane, me madhësi mesatare, të pjekura
3. Opsionale: çokollatë e bardhë
4. Nutella, për dekorim shtesë

PËRGATITJA

*Bananet duhet të jenë komplet, bashkë me lëvore, të prera vetëm në mes.

• Hapeni pak bananen për të krijuar hapësirë brenda. Copëtoni çokollatën në copa të vogla, aq sa të mund t’i vendosni brenda bananes.

• Shtoni çokollatë aq sa dëshironi, por kini kujdes që të mos copëtoni pjesën e poshtme të lëkurës se bananes, ashtu që çokollata të mos pikoj nga shporta e Fritezës PA VAJ.

• Fusni bananet e paqëruara, për së gjati në Fritezën PA VAJ, por kini kujdes që të mos prisni lëvoren e poshtme.

• Vendosni bananet në shportë, lërini të ngjiten së bashku, por me fillin e çokollatës lart, në mënyrë që të mos thahet.

• Vendoseni FRITEZËN PA VAJ në 200 °C dhe fërgoni për 5-7 minuta. Bananet janë gati pasi që lëvorja e tyre të bëhet kafe e errët dhe çokollata të shkrihet terësisht.

BONUS! Këshilla

Nëse jeni duke fërguar shumë banane menjëherë, mbajini në një tufë (akoma të lidhura me kërcell) pasi ato do të jenë më të qëndrueshme dhe kjo do t’i parandaloj që të përmbysen. Nëse Friteza Delimano PA VAJ është ngrohur paraprakisht, ato mund të bëhen një minutë më heret.

Është shumë më mirë të përdorni çokollatë të zezë – me përqindje më të lartë të kakaos, për rezultate më të mira. Për të përmirësuar këtë recetë të ëmbël, mund të kombinoni çokollatën me gjalpë kikiriku, marshmallows ose përbërës të tjerë të preferuar.

Bananet duhet të jenë në temperaturë dhome para përgatitjes. Nëse merrni banane direkt nga frigoriferi ose janë akoma të papjekura, fërgoni ato për 1-2 min shtesë.

Pasi të keni mbaruar, lërini të ftohen dhe servoni me shtesa sipas dëshire. Ju bëftë mirë.

artikull i sponsorizuar