LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh me Drenasin, flasin analistët

Çfarë po ndodh me Drenasin, flasin analistët

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme në Drenas “befasoi” disa nga subjektet politike. Dalja e 45% të qytetarëve në votim nuk u solli asnjërit prej kandidatëve për kryetar të Drenasit numrin e mjaftueshëm të votave.

Kështu që Drenasi do të shkojë në balotazh zgjedhor. Nga numërimi i të gjitha votave të cilat u dhanë dje nga qytetarët kanë mundësuar që kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci dhe kandidati nga Nisma për Kosovën Isa Xhemajlal të shkojnë në balotazh.

E nga ky rezultat më së shumti pësoi Partia Demokratike e Kosovës, gjë të cilën e thonë edhe njohësit e proceseve zgjedhore dhe analistët.
Blerim Burjani, njohës i proceseve zgjedhore në një prononcim për Telegrafin ka thënë se zgjedhjet në Drenas janë tregues se po ndodh vetëdijesimi i qytetarëve, të cilët janë lodhur dhe janë të pa shpresë për të parë ndryshimet në këtë komunë.

“PDK është në krizë të përgjithshme në Kosovë si rezultat i mos reformimit të brendshëm që cilësohet si parti e shefave. Befasia më e madhe konsideroj se është dalja e vogël e qytetarëve në zgjedhjeve vetëm 45% që mund të jetë tregues se në Kosovë mund të reduktohet dukshëm në zgjedhjet eventuale të parakohshme si rezultat i mungesës së një alternative të sinqertë me qytetarë, që nuk janë vetëm përfitues dhe keqpërdorues të pushtetit”, ka thënë Burjani.

Ai ka theksuar se balotazhi është tregues se PDK është në krizë në Drenas për shkak të shumë fraksioneve të saj atje, ku shumica e kandidatëve rival të PDK-së atje dikur ishin pjesë e PDK-së.

“Këto gjëra janë përçarëse që kanë ndikuar edhe në dalje të qytetarëve në zgjedhje dhe shkuarje në balotazh. PDK mund të humbë Drenasin në balotazh si rezultat i inateve të mëdha që ka mbjellë vetë PDK-ja atje”, theksoi Burjani.

E analisti, Imer Mushkolaj theksoi se balotazhi është një debakël për PDK-në.

“Balotazhi është humbje për PDK-në, është debakël. Qytetarët e Drenasit kësaj here kanë votuar jo si t’ia kenë borxh votën PDK-së, por me idenë që të ndryshojë diçka për të mirë”, u shpreh Mushkolaj për Telegrafin.

Ai shtoi se fillimi i fundit të monopoleve dhe bastioneve në politikën kosovare është lajm i mirë. Në 95 vendvotime të numëruara, Ramiz Lladrovci ka marrë 45,21 % të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj 27,31 %. Balotazhi pritet të mbahet më datën 1 janar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori