LAJMI I FUNDIT:

Ballkoni iu mbush me dhjetëra zogj, duke dhënë pamje edhe më të mirë të peizazhit (Foto)

Ballkoni iu mbush me dhjetëra zogj, duke dhënë pamje edhe më të mirë të peizazhit (Foto)

Rrethojat e ballkonit të pushimores që ndodhet në një bregdet të Queensland të Australisë, iu mbushëm papritmas me dhjetëra zogj të zonës.

Kjo bëri që peizazhi detar, të bëhet edhe më mbresëlënës, meqenëse nuk është e zakonshme që të mblidhen kaq shumë shpezë të së njëjtit lloj, transmeton Telegrafi.


“I shikuam me kënaqësi, derisa biri im doli t’i ushqente dhe ata u larguan menjëherë” shkruan përbri fotografisë së shpërndarë.

Zogjtë e mbledhur në ballkon

Megjithëse duken mirë në këtë ballkon, këta zogj nganjëherë i bezdisin pushuesit e plazhit, duke iu afruar për të kërkuar ushqim. /Telegrafi/