eksperti ad

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Ballkani nga Theranda e ka hijeshuar Superligën.

Klubi portokallinj ka zhvilluar disa ndeshje shumë të bukura dhe ka grumbulluar 21 pikë pas 17 ndeshjeve.


Ballkani ka ecur mirë edhe në Digitalb Kupën e Kosovës, pasi ka arritur në çerekfinale ku do të përballet me Kikën.

Duket se drejtuesit e klubit nga Theranda po mendojnë të përforcohet edhe në stafin teknik për pjesën pranverore.

48963735 317084295570814 745601799985037312 n e1546181783633 Driton Mamaj

Burime të Telegrafit të afërta me klubin, bëjnë me dije se Ballkani ka kontaktuar trajnerin e njohur Driton Mamaj.

Mamaj më parë ka punuar në shkolla të futbollit tek 2 Korriku e KEK-u dhe Ballkani po tenton ta bind që të jetë trajner i tyre.

Në fakt klubi nga Theranda po synojnë që Mamaj të jetë ndihmës i trajnerit të parë Sami Sermaxhaj.

Gjatë ditëve në vijim klubi dhe Mamaj pritet të kenë një takim përfundimtar për të arritur marrëveshjen. /Telegrafi/

telegrafi sport app