LAJMI I FUNDIT:

Balla: Ditët në vijim policia do godasë fort krimin

Balla: Ditët në vijim policia do godasë fort krimin

Ka ardhur edhe reagimi i PS-së pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan Donald Lu. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i pyetur nga mediat sot për deklaratat e ambasadorit amerikan paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje të fuqishme nga policia kundër krimit.

Balla u shpreh se do të adresohet çdo shqetësim, jo vetëm i ambasadorit amerikan, por i çdo qytetari të thjeshtë në Shqipëri. Balla po ashtu dha paralajmërimin se policia në ditët në vazhdim do të godasë fort.


“Dua të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirë koordinuar me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe në çdo rast që duhet mbështetja e Kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar ajo do të jetë e sigurt. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm i ambasadorit, por edhe i çdo shtetasi për forcimin e ligjeve në Shqipëri. Ditët në vijim policia do godasë fort krimin”, u shpreh Balla.

PS heshti gati dy ditë pas deklaratës së Donald Lu-së dhe vetëm sot guxoi të dalë në një deklaratë për mediat. Edhe pse informacioni dihet qysh prej një viti nga DASH, Lu zgjodhi t’ia përsëriste opinionit publik shqiptar këtë fakt, pak ditë pas ngjarjes së Elbasanit. Ndërkohë mazhoranca, ndoshta për të shmangur përgjegjësitë e deritanishme, paralajmëron se policia do ta godasë fort krimin në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori