LAJMI I FUNDIT:

Balje: Një grua kishte tentuar të vetëvritet disa herë për shkak të mohimit të statusit si e dhunuar gjatë luftës

Balje: Një grua kishte tentuar të vetëvritet disa herë për shkak të mohimit të statusit si e dhunuar gjatë luftës
Foto: Ilustrim

Deputetja Duda Balje ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se një gruaje i është mohuar statusi në mungesë të provave, kështu që sipas saj, e njëjta ka tentuar të vetëvritet disa herë.


Lidhur me verifikimin e njohjes së statusit, Balje i është drejtuar me një pyetje Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

“Kam një pyetje për Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Dua vetëm të kuptoj se si i verifikoni viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrën se si ne e ruajmë identitetin e tyre. Dilema ime është tek procesi dhe procedurat. Ja si: një grua e gjashtë në radhë në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë…dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua”, tha ajo.

“Asaj i është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave…gruaja e refuzuar nga komisioni disa herë ka ti marrë vetës jetën, ka tentuar të vetvritet”.

“Ajo të vetmen rrugës sot për sot e ka ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj”.

“Thirrja për gjykim adresohet me emer dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjën si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur… Nga rreth 20.000 të dhunuara kemi të regjistruara dhe me status te njohur 1643 persona. Ku është problemi”, ka shkruar Balje, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori