LAJMI I FUNDIT:

Balija: Reduktimi i përdorimit të parasë së gatshme mundësi për largim nga ekonomia jo-formale

Balija: Reduktimi i përdorimit të parasë së gatshme mundësi për largim nga ekonomia jo-formale

Shoqata e Bankave të Kosovës ka vazhduar me fushatën vetëdijesuese për përdorimin e kartelave bankare në zëvendësim të kesh-it apo parasë së gatshme, si mjet shumëmë i përshtatshëm dhe i sigurtë për të kryer pagesat e nevojshme ditore për çdo qytetar.

Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se përfitimi nga përdorimi i kartelave bankare të llogarisë rrjedhëse në kryerjen e transaksioneve bankare është i shumë anshëm, meqenëseështë në dobi të të gjitha palëve të përfshira. Në radhë të parë fiton qytetari i cili e përdorë pasi qënuk ka nevojë të bartë rrezikun e bartjes me vete të shumave të mëdha të kesh-it, i shmanget ballafaqimit me para të falsifikuara, për më shumë kartelat bankare janë shumëtë sigurtadhe të lehta në përdorim dhe çka është më e rëndësishme të gjitha transaksionet regjistrohen ne raportin e bankës në mënyrë që blerësit mund të mbajnë evidencë të saktë për shpenzimet e tyre.


Një arsye më shumë për zëvendësimin e kesh-it me kartel bankare është edhe kontributi për shtetin që secili prej nesh mund ta bëjë. Studimet e fundit tregojnë se ekonomia e Kosovës vuan nga një nivel mjaft i lartë i ekonomisë jo-formale me rreth 31.7%. Ky është një nivel jashtëzakonisht i lartë i informalitetit dhe dëmton ekonominë e vendit në shumë aspekte. Qytetari përmes përdorimit të kartelës bankare kontribuon nëluftimin e ekonomisë së ‘zezë’, meqenëse çdo transaksion bankar regjistrohet dhe në këtë formë bizneset obligohen që ti paguajnë tatimet ndaj shtetit . Në këtë mënyrë, përmes përdorimit të kartelës bankare, qytetari ndihmon në mbushjen e arkës së shtetit.Përmes kësaj, përfiton gjithë ekonomia e vendit dhe shoqëria në përgjithësi, meqenëse kjo nënkupton më shumë buxhet për vendin dhe më shumë mundësi për të investuar në mirëqenien e qytetarëve (në çerdhe, shkolla apo edhe institucione tjera shërbyese për komunitetet tona, është shprehur Balija.

Kjo fushatë informuese do të vazhdojë edhe gjatë Janarit 2018 dhe pritet të ketë efekt sensibilizues për çështjet e lartcekura.
Përdorimi i kartelës bankare është shprehi e mirë! /Telegrafi/