LAJMI I FUNDIT:

“Balena e Kaltër” arrin në Kosovë (Video)

“Balena e Kaltër” arrin në Kosovë (Video)

Loja e rrezikshme online e njohur tashmë si ‘Balena Blu’, është lajmëruar edhe në Kosovë.

Të paktën dy adoleshent, në kushte anonimiteti, kanë pranuar se e kanë nisur këtë aventurë, por që më kohë janë larguar prej saj.


Si rezultat i kësaj loje, që është përhapur në gjithë botën, deri me tani kanë humbur jetën shumë të rinj.

Adoleshentët nga Kosova që kanë luajtur këtë lojë kanë rrëfyer disa për kërkesat e administratorëve të kësaj loje.

Sipas këtyre fëmijëve, disa nga kërkesat e administratorit të lojës janë: qëndrimi pa gjumë, sjelljet e këqija në shkollë, shikimi i filmave të frikshëm, qëndrimi në kulm të shtëpisë, qëndrimi me këmbë të varura, prerja e buzëve dhe duarve me thikë, njofton Klan Kosova.

“Janë 50 nivele në nivelin e fundit kërkesa e tyre është me kërcye prej ballkonit”, rrëfen njëri fëmijë kosovarë.

“Misioni i 50 është me e vra vetën”, rrëfen fëmija tjetër në kushte anonimiteti.

Në Rusi ditë me parë është arrestuar një 26 vjeçar si administrator i kësaj loje e cila shkaktoj vdekjen e disa fëmijëve ne mbarë botën.

Të paktën deri më tani kjo lojë i ka marrë jetën mbi 150 adoleshentëve.