LAJMI I FUNDIT:

Bale pas barazimit me Zvicrën: Rezultat pozitiv, jam krenar me bashkëlojtarët

Bale pas barazimit me Zvicrën: Rezultat pozitiv, jam krenar me bashkëlojtarët

Kapiteni i Përfaqësueses së Uellsit, Gareth Bale ka thënë se ndihet krenar pas barazimit me Zvicrën në kuadër të ndeshjes së Grupit A në Euro 2020.

Zvicra dhe Uellsi kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të tyre në kuadër të Grupit A, ndërsa golat u shënuan nga Breel Embolo (49’) për helvetikët dhe Kieffer Moore (74’) për uellsianët.

Ky rezultat u pa si humbje për Zvicrën, por jo edhe për Uellsin, pasi kapiteni i tyre Bale ka thënë se ndihet krenar me barazimin.

Zvicra lëshon fitoren nga duart, barazon me Uellsin
Lexo po ashtu Zvicra lëshon fitoren nga duart, barazon me Uellsin

“Të dy ekipet u përpoqëm të luajmë, ishte ndeshje pak e tensionuar, por nuk është një rezultat i keq dhe ne e marrim si pozitiv”, ka thënë fillimisht Bale pas ndeshjes.

“Ne donim ta fitonim ndeshjen, kishim shanse, por gjithashtu bëmë kur ishim në disavantazh 1-0, mund të shkërmoqësh, por ne treguam shumë angazhim dhe karakter si gjithmonë”.

Granit Xhaka pas ndeshjes me Uellsin: Nuk ishte rezultati që donim
Lexo po ashtu Granit Xhaka pas ndeshjes me Uellsin: Nuk ishte rezultati që donim

“Kemi punuar shumë, është e vështirë në këtë nxehtësi, unë jam krenar për djemtë”.

“Pas ndeshjes ne thamë se duhet ta përdorim këtë si një trampolinë. Tani duhet të rimëkëmbemi dhe të fitojmë në ndeshjen tjetër”, përfundoi kapiteni i Uellsit. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori