Futbollisti uellsian, Gareth Bale, ka pranuar se bën jetë të thjeshtë dhe i tërhequr nga raportimet në media, aq sa nuk e di se kush është kryeministri aktual i Britanisë së Madhe.

Ylli i Real Madridit ka qenë vazhdimisht në media sportive gjatë këtij viti për shkak të dyshimeve për të ardhmen e tij, por duket se të gjitha këto spekulime, ai as që i ka lexuar për faktin se i injoron mediat.


"Nuk kam asgjë në telefonin tim, prandaj nëse miqtë e mi nuk më dërgojnë diçka ose nëse nuk më thonë agjentët diçka që duhet të di, unë nuk i kushtoj vëmendje. Nuk e konsideroj të rëndësishme".

BorisJohnson 1 Kryeministri britanik, Boris Johnson (Foto: Paul Grover - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

"Unë i shikoj gjërat në aspektin financiar, sepse ndikojnë tek unë në një mënyrë të caktuar për investimet ose për para, sepse gjërat ndryshojnë, por nuk i lexoj shumicën e gjërave pa kuptim...".

"Sinqerisht, nuk i di 99 për qind të gjërave rreth Brexitit. Madje as nuk e di se kush është kryeministër tash. Nuk ia kam idenë. Nuk kam ndonjë ndikim në këtë gjë, prandaj nuk më intereson".

"Unë e përcjell golfin, kjo ka rëndësi për mua. Dëshironi t'jua them se kush është më i miri në botë?", ka deklaruar Bale për The Telegraph, duke shtuar se të ardhmen pas futbollit e sheh pikërisht duke u marrë me golf. /Telegrafi/