E ardhmja e Keita Balde vazhdon të mbetet në pikëpyetje.

Sulmuesi i Lazios nuk pranon më të stërvitet me bardhekaltërit teksa është në vitin e fundit të kontratës me klubin.


Juventusi është ekipi që insiston më shumë, por ofron pak ndërsa pas fshihen edhe Milani e Interi.

Presidenti Lotito deklaroi se nuk do të nxitohet për lojtarin duke shprehur besimin se gjithçka do ta zgjidhë drejtori sportiv, Igli Tare.

Çmimi i lojtarit është rreth 30 milionë euro.

telegrafi sport app