LAJMI I FUNDIT:

Bakteret, shkaktarë të lindjeve të parakohshme

Bakteret, shkaktarë të lindjeve të parakohshme

Gratë shtatzëna të cilat janë më të rrezikuarat për të lindur para kohe mund të identifikohen në bazë të mikrobeve që gjenden në traktin e tyre riprodhues

Ekipi i shkencëtarëve ka kryer studime duke i analizuar mostrat e qindra grave shtatzëna.


Shkencëtarët, pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, kanë konstatuar se ndryshimet në bakteret vagjinale mund të shpijnë në lindjen e parakohshme para javës së 37’të të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

David Malcntyre, udhëheqësi i këtij studimi, ka treguar se këto zbulime janë mjaft të rëndësishme dhe shpjegon se gjysma e grave mund të kenë mikroorganizma vagjinalë të pabalancuara, dhe mund të kenë rol në shkaktimin e disa lindjeve të parakohshme.

Sipas hulumtuesve, kur nivelet e bakteres Lactobacillus bien dhe nivelet e baktereve tjera rriten, kjo mund të shpijë që një grua shtatzënë të lind më herët se ç’ka pritur.

Bakteria Lactobacillus kryesisht gjendet në sistemin e tretjes, në sistemin urinar dhe në atë gjenital të trupit. /Telegrafi/