LAJMI I FUNDIT:

LVV dhe LDK kanë dy opsione për postin e presidentit

LVV dhe LDK kanë dy opsione për postin e presidentit

Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare Demokracia Plus, ka komentuar situatën politike dhe takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike drejt arritjes së një koalicioni qeverisës.

Bakija ka thënë se marrëveshje e koalicionit që përfshin postin e presidentin nga LDK apo LVV e rrezikon qëndrueshmërinë e Qeverisë mes këtyre dy partive.

Ai ka thënë se edhe nëse marrëveshja LVV-LDK përfshin kandidaturën e LDK-së për president, qeveria e re mund të rrëzohet pas një viti.

“Ta zëmë marrëveshja LVV-LDK po përfshin kandidaturën e LDK-së për President. Mirëpo, nëse nuk janë të pranishëm së paku 80 deputet në seancën e Kuvendit për votimin e Presidentit siç e kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese (vendimi që e kishte rrëzu President Pacollin në 2011) a do ta rrëzonte atëherë LDK qeverinë LVV-LDK? Me siguri se po e njëjtë do të vepronte edhe LVV në atë rast. Pra pas, diku një viti do të rrezikohej rënia e qeverisës së re”, ka shkruar Bakija në një shkrim të bërë në Facebook.

Jetmir Bakija, organizata joqeveritare Demokracia Plus

Bakija ka përmendur dy opsione se si mund të pajtohen LVV dhe LDK për postin e presidentit.

“Andaj janë dy opsione për President nëse e keni përnjëmend  qeverisjen bashkë: 1. Boni Qeverinë e ndryshoni Kushtetutën që me zgjedh Presidentin nga populli ose 2. Pajtohuni që kur vjen koha, me e gjet një kandidatë të pavarur që është i pranueshëm edhe për një pjesë të opozitës”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, LVV dhe LDK deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh ku kanë harmonizuar shumicën e programeve qeverisës, mirëpo siç kanë thënë nga LVV, LDK po e kushtëzon arritjen e marrëveshjes me postin e presidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori