LAJMI I FUNDIT:

Bajrami optimist për rezultatin e PISA-s në 2018-në

Bajrami optimist për rezultatin e PISA-s në 2018-në

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami vizitoi nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Gjin Gazulli”, në Prishtinë gjatë pilotimit të vlerësimit ndërkombëtar PISA, të cilët i janë nënshtruar testit në ambientet e Universitetit Amerikan të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Bajrami ka thënë se, pret rezultate më të mira në këtë fazë të pilotimit, të krahasueshme me rezultatet e shteteve të Bashkimin Evropian.


Ministri Bajrami theksoi se Ministria e Arsimit është e përkushtuar në ngritjen e përgjegjësisë së nxënësve dhe mësimdhënësve në arritjen e rezultateve më të mira në mësimdhënie dhe mësimnxënie, të cilat patjetër do të rezultojnë me sukses në vlerësimin e ardhshëm ndërkombëtar “PISA 2018”.

“Jam i sigurtë se do të fillojë një trend i ngritjes së rezultateve. Besoj në punën që kemi bërë me mësimdhënësit dhe nxënësit dhe se do të fillojë një proces i ngritjes graduale të cilësisë. Do të ofrojmë për nxënësit dhe mësimdhënsit tanë një pako stimuluese. Ky test padyshim krijon një imazh ndërkombëtar për sistemin e edukimit”, theksoi ministri Bajrami.

Më tutje, ministri Bajrami tha se, në pilotimin e Testit PISA në vitin 2015 sikur ka munguar sensibilizimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, ndërkaq shtoi se, përveç këtij pilotimi do të ndërmerren edhe aktivitete të tjera në trajnimin e mësimdhënësve dhe ofrimin e bursave për nxënësit e mirë.

Në këtë fazë të pilotimit të Testit PISA janë përzgjedhur mbi 2000 nxënës nga shumica e komunave të Kosovës, të cilët do t’i nënshtrohen testit brenda kësaj jave dhe javës së ardhshme.

Kurse Drejtori Akademik në RIT Kosovë (A.U.K) Daniel Cosentino theksoi se “institucioni ynë gjithmonë ka përkrahur dhe do të vazhdoj të përkrah të gjitha iniciativat që kanë për synim rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori