Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 75 vjetorit të themelimit të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, i cili është edhe një nga institucionet e para të arsimit të mesëm shqip në Kosovë.
Ministri Bajrami, me këtë rast, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë feste, njëherësh ka përgëzuar mësimdhënësit aktualë, por edhe gjenerata të tëra të mësimdhënësve të këtij institucioni, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në kohë të vështira për të edukuar dhe arsimuar të rinjtë tanë.
“Padyshim që ky gjimnaz, me punën që ka bërë që nga themelimi, ka arritur që të jetë ndër shkollat më cilësore në vendin tonë dhe sot, të nderuar mësimdhënës, për këtë meritat i keni ju. Nga ky gjimnaz kanë dalë njerëz që kanë bërë emër edhe në shkencë, por edhe që kanë marrë barrën e sistemit arsimor në kohët më të vështira”, tha ministri Bajrami.
Ministri theksoi se ky është edhe një moment falënderimi për punën e bërë të mësimdhënësve, por edhe një moment i thirrjes për të gjithë, që të punojmë edhe më shumë për të ndërtuar një sistem cilësor të edukimit për fëmijët dhe të rinjtë tanë, të cilët më pas do ta zhvillojnë shtetin.
Bajrami ofroi mbështetjen e plotë për mësimdhënësit që të zhvillojnë karrierën dhe të përsosin metodologjinë e mësimdhënies, ndërsa iu bëri ftesë edhe prindërve dhe të gjithë shoqërisë që të mbështesin shkollat në ngritjen e performancës.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili gjithashtu ka përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle për sukseset e shënuara ndër vite.
Në këtë ceremoni u shfaq një program artistik i përgatitur nga nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit