LAJMI I FUNDIT:

​Bajrami: A ka sot fytyrë Qeveria Kurti ta publikoj listën e top 50 përfitueseve nga ata që ka subvencionuar

​Bajrami: A ka sot fytyrë Qeveria Kurti ta publikoj listën e top 50 përfitueseve nga ata që ka subvencionuar

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) jo vetëm që i ka dyfishuar faturat e rrymës, por i ka vu në lajthitje të gjitha institucionet, e edhe Kuvendin me anë të dokumentit konsultativ.

Ajo kritikoi mungesën e Qeverisë në Kuvend, kur po diskutohet një prej siç tha çështjeve më të rëndësishme për qytetarët.


“U uroj mirëseardhje deputetëve të Vetëvendosjes, se mezi morën guximin që të vijnë dhe të jenë prezentë me sa duket në këtë seancë ku mungesa e qeverisë është evidente kur po diskutojmë  një prej çështjeve më të rëndësishme për jetën e qytetarëve të vendit tonë”, tha Bajrami.

Ajo ka kërkuar që Qeveria ta publikoj listën e top 50 përfitueseve të subvencionuar.

“Qeveria e 51 për qind nuk është sot këtu, ajo iu ka braktisur, ajo sot ka vendosur që me 90 milionë, taksat tona, sepse në fund të fundit edhe tatimi në fitim dhe Doganën dhe TVSH konsumatorët janë ata që i kanë të kalkuluar në çmim, janë konsumatorët, janë qytetarëve, ka vendosur t’ua paguajë bizneseve. Cilave biznese? E jo ato top 50 bizneset që i pati publikuar Hekuran Murati në momentin kur e mori mandatin dhe tha e këto i ka ndihmuar Qeveria Hoti. Ne, po, i patëm ndihmuar por mbi kriterin e punësimit për çdo të punësuar e sot kujt po ia subvenciononi energjinë elektrike, qendrave tregtare, pompave të benzinës. A mundet sot Hekurani, a ka sot fytyrë Qeveria e Kosovës me e publiku listën e top 50 përfitueseve nga 90 milionë, të cilën ka vendosur ta subvencionojë”, ka kërkuar ajo.

Sipas Bajramit, Qeveria barrën prej 161 milionëve ua kanë lënë 20 për qind të qytetarëve.

“Qeveria me 90 milionë vendos të subvencionoj energjinë elektrike për krejt sektorin privat, vendos të subvencionoj për 80 për qind të ekonomive familjare, sipas ZRrE-së po shpenzojnë më pak në mesatare gjatë vitit më pak se 800kWh dhe barrën prej 161 milionë euro e ka lënë te 20 për qind e qytetarëve apo 125 mijë familje. Por sipas llogaritjeve tona, të ekspertëve tanë, ne e dimë që shtrenjtimi i faturave të energjisë elektrike do të prekë një numër shumë më të madh të familjeve në fakt do e prek secilën familje e cila gjatë muajve të dimrit ngroh një dhomë të shtëpisë ose banesës së tyre”, ka përfunduar Bajrami. /Telegrafi/