LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Kemi planin B për Brezovicën

Bajrami: Kemi planin B për Brezovicën

Pas dështimit të konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, të sigurojë 163 milionë euro për projektin e Brezovicës, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se projekti për Brezovicën do të zhvillohet.

“Ka përfunduar ky proces i prokurimit, mirëpo projekti është i gatshëm dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të marrë të gjitha masat për ta realizuar projektin”, ka thënë ajo.

Bajrami ka bërë të ditur se janë duke diskutuar për planin B, por ende nuk është i finalizuar.

“Nuk kemi emra të kompanive sot, por natyrisht se do të bëjmë zgjidhje. Nuk e dimë ende se a do të investohet me para të buxhetit të Kosovës. Këto janë vendime të Qeverisë”, ka thënë Bajrami, shkruan Gazeta Fjala.