Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare në një spital në Turqi.
Ai për afro 40 vite nuk u ndal së punuari, një periudhë të gjatë kohore si kirurg, madje edhe në kohë lufte, ndërkaq në kohë paqeje si kryeministër i parë i vendit i institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse udhëhoqi procese të rëndësishme politike.
Bajram Rexhepi, u lind më 3 qershor në vitin 1954 në qytetin e minatorëve, Mitrovicë.
Rexhepi, ishte diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet -universitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.
Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopit në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë në ‘hije’ në qytet dhe u zgjodh i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës, duke kryer shumë operacione të rënda në rrethana dhe kushte aspak të përshtatshme për një kirurg.
Pas përfundimit të luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë.
Ai gjithashtu ishte dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e tij. Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.
Në vitin 2007, ai rizgjidhet sërish me votën e qytetarëve të Mitrovicës si kryetar i Mitrovicës, për ta përfunduar këtë mandat në vitin 2009.
Rexhepi kishte ushtruar edhe funksione tjera të rëndësishme, si atë të Ministritë të Punëve të Brendshme.
Ishte viti 2015, ku Rexhepi la politikën dhe iu kthye profesionit të tij, si kirurg në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Mirëpo, natën e 17 prillit të këtij viti, një orë pasi kishte përfunduar orarin e punës, pësoi sulm në tru në shtëpinë e tij.
Atij i ishin bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në repartin e neurologjisë, por për shërim ishte dërguar në shtetin turk.
Pas disa muajsh qëndrimi në gjendje kome në një spital në Turqi, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ndërroi jetë mëngjesin e sotshëm, rreth orës 10:00.
Ai lë pas gruan, Shpresa Rexhepi dhe vajzën e tij, Vanesën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron