LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci i bindur: Albin Kurti do të jetë kryeministër ditën e hënë

Bajqinovci i bindur: Albin Kurti do të jetë kryeministër ditën e hënë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër ditën e hënë.

Bajqinovci, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se plani i Vetëvendosjes është që të hënën të bëhet qeveria dhe Albin Kurti të jetë kryeministër.


Ai ka thënë se qeveria do të ndërtohet nga partneriteti LVV-LDK pasi sipas tij kështu ka vendosur elektorati me rreth 430 mijë vota në zgjedhjet e fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se votimi i Glauk Konjufcës është proces i pakthyeshëm dhe sipas tij kërkesa e LDK-së për dorëheqje të tij është joserioze.

“Në ofertën e dytë që në i kemi bërë LDK-së, posti i kryeparlamentarit ka qenë për ta por ata nuk kanë dashur”.

Bajqinovci thotë se tashmë dihet hapur se Agim Veliu është personi më i ngurtë në raport të arritjes së koalicionit LVV-LDK.

“Unë mendoj se Agim Veliu është kundër koalicionit me ne”.

Ai ka thënë se shumica e zyrtarëve të LDK-së e duan koalicionin me Vetëvendosjen dhe sipas tij këtë koalicion e do edhe populli.

Deputeti i LVV-së thotë se personalisht beson se koalicioni do të arrihet deri të hënën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori