LAJMI I FUNDIT:

Baily: Qytetarët janë ata që sjellin vendime për të ardhmen e tyre

Baily: Qytetarët janë ata që sjellin vendime për të ardhmen e tyre

Ambasadori i ShBA-ve Jess Baily në vizitën e sotme në Prilep tha: “Duam që Maqedonia të bashkëngjitet në NATO dhe BE. ShBA-të janë partner i Maqedonisë tashmë 25 vite dhe ne mendojmë se marrëveshja e Prespës, edhe pse i rëndë, paraqet kompromis korrekt i cili hap rrugën drejt të ardhmes së ndritshme”.

Ambasadori Baily vizitoi firmën “Stara Furna”, ku realizoi takim me të rinjtë e qytetit të Prilepit, u takua me Kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Javonovski, përcjell Telegrafi Maqeoni.


“Ditën e fillova me vizitë të një biznesi të vogël “Stara Furna”, që është një nga bizneset historike, ku mund të vërehet se është shpërblyer për shpirtin sipërmarrës, dhe kjo dëshmon se mund të krijohet dhe realizohet rritje e ditë për ditshme në tek punësimet. U takova me njerëz të ri, në frymën e momentit historik dhe të ardhmes së Maqedonisë, referendumi, marrëveshja e Prespës, integrimet në NATO dhe BE. Mesazhi im deri tek ato ishte se, ShBA-të janë partner i Maqedonisë tashmë 25 vite, dhe ne natyrisht duam që Maqedonia të bashkëngjitet në NATO dhe BE. Mendojmë se marrëveshja e Prespës, edhe pse i rëndë, paraqet kompromis korrekt, ku hap rrugën drejt të ardhmes së ndritshme. Ky është vendim i rëndë, sepse, siç ceka më parë. përfshin kompromis të vështirë. Por, mendoj se kur njerëzit do të mendojnë dhe do të shohin në thelb, do të kuptojnë se marrëveshja sjell mbajtjen e identitetit maqedonas dhe mbajtjen e gjuhës maqedonase”, th Baily.

Sipas tij, më e rëndësishmja është që njerëzit të njoftohen me përmbajtjen e marrëveshjes, të dalin në referendum dhe të vendosin sipas mendimit të tyre se çka është më mirë për to dhe se vet e sjellin vendimin.

“Para gjithash, e rëndësishme është që qytetarët të njoftohen me përmbajtjen e marrëveshjes dhe të sjellin vendim. Ne si ShBA, dëshirojmë ta shohim Maqedoninë, të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s si Maqedoni Veriore. Kjo do të jep kontribut për stabilitetin dhe për sigurinë. Fqinjët tuaj do të jenë bashkëpunëtorë tuaj, të obliguar ndaj pavarësisë suaj dhe sovranitetit. Kjo do t’i hap dyer për investimi në biznes në vendin tuaj. Konsideroj se ja vlen të investohen në ardhmëri më të ndritshme. por, edhe një herë dua të ceki se ky vendim nuk varet nga ne, por nga qytetarët e Prilepit dhe të Maqedonisë. Më kryesorja nga gjithë është që të dilni në votime, ta shprehni mendimin tuaj pa dallim si është”, tha Bailey./Telegrafi/