LAJMI I FUNDIT:

Baily: Marrëveshja e Përzhinos është bazë e mirë për ta zgjidhur krizën në Maqedoni

Baily: Marrëveshja e Përzhinos është bazë e mirë për ta zgjidhur krizën në Maqedoni

Sipas ambasadorit amerikan, Jess Baily, Marrëveshja e Përzhinos mbetet bazë për tejkalimin e krizës politike në vend, ndërkaq vendimin duhe ta sjellin qytetarët, respektivisht liderët e partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu u përgjigj Baily në pyetjen e gazetarëve se si të zgjidhet kriza politike në vend.


”Kishim sistem të vendosur nga maji e deri në korrik të vitit 2015, që parashihte kriza të zgjidhet me kthimin në kuvend, me vendosjen e kushteve për zgjedhje të mira dhe të drejta, me shqyrtimin e çështjeve të përgjimeve të paligjshme, si ndodhën dhe çfarë nxjerrin në paj, e më pastaj të vazhdohet me prioritetet reformuese’, deklaroi Baily.

Sipas AIM-së, ambasadori Baily pret që kryetari Ivanov ta rishikojë vendimin e tij, duke shtuar se vlerëson që vendimi i Ivanovit nuk ishte i drejtë, ndërkaq theksoi se institucionet demokratike duhet të funksionojnë./Telegrafi/