LAJMI I FUNDIT:

Baily: Maqedonia është duke u larguar nga vlerat demokratike dhe të sundimit të ligjit (Foto)

Baily: Maqedonia është duke u larguar nga vlerat demokratike dhe të sundimit të ligjit (Foto)

Ambasadori amerikan, Jess Baily, ka komentuar në rrjetin social Tëitter për situatën e tanishme politike në vend pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për ta mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeveri të re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në cicërimën e tij, Baily pajtohet me deklaratën e eurokomisionerit Johannes Hahn, i cili thotë se në demokraci duhet të njihet shumica parlamentare, edhe nëse nuk na pëlqen.


Njiherit, ambasadori Baily shprehet i shqetësuar duke deklaraur se Maqedonia është duke lëvizur tutje nga parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit, që janë vlera bazë të NATO-së./Telegrafi/