LAJMI I FUNDIT:

Baily: Është i mundur departizimi i institucioneve në Maqedoni, por duhet kohë (Video)

Baily: Është i mundur departizimi i institucioneve në Maqedoni, por duhet kohë (Video)

Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily, në një intervistë për Alsat thotë se qytetarët e Maqedonisë e duan anëtarësimin në NATO dhe shpreson se një gjë e tillë do të ndodh.

Sipas Baily mbështetja amerikane do të vazhdojë të jetë e fuqishme drejt integrimit euroatlantik, pasi rruga e vetme e vendeve të Ballkanit është Perëndimi.


Baily në intervistë flet edhe për tendencat ruse në Ballkan, Ligjin për shqipen dhe reformat në gjyqësor, administratë dhe fusha të tjera.

I pyetur se a është i mund departizimi i institucioneve shtetëore, Baily tha se beson që kjo është e mundur, por është punë e vështirë, por duhet pasur parasysh se procesi demokratik nuk është gjithnjë i lehtë dhe se është e nevojshme koha, duhet përpjekje, kompromis. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=85&v=-kBQzGKKLCo