LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri i reagon MAPL-së: Kërkesa për bashkimin e Mitrovicës është shumë legjitime

Bahtiri i reagon MAPL-së: Kërkesa për bashkimin e Mitrovicës është shumë legjitime

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka reaguar sot Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke thënë se kërkesa për bashkimin e qytetit të Mitrovicës është shumë legjitime.

Bahtiri tha se kërkesa është legjitime për faktin se Kuvendi komunal ka të drejtë t’i drejtohet organeve shtetërore me çfarëdo kërkese.

Agim Bahtiri të premten inicion ndryshimin e Ligjit, synohet “bashkimi i Mitrovicës” (Dokument)
Lexo po ashtu Agim Bahtiri të premten inicion ndryshimin e Ligjit, synohet “bashkimi i Mitrovicës” (Dokument)
Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë, Qeveria të veprojë sa më shpejtë
Lexo po ashtu Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë, Qeveria të veprojë sa më shpejtë

Lexoni të plotë reagimin e Bahtirit:

“Vendimi unanim i marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës me datën 30.11.2018 duke ju drejtuar Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvendin e Kosovës kërkesën tonë për bashkimin e qytetit të Mitrovicës është shumë legjitime. Ne konsiderojmë se është shumë legjitime për vet faktin se Kuvendi Komunal ka të drejtë ti drejtohet organeve shtetërore me çfarëdo kërkese.

Është organi kompetent të cilit Kuvendi Komunal i është drejtuar, Qeverisë së Kosovës dhe jo MAPL-së ndërsa Qeveria e Kosovës në këtë rast është akteri kryesor që është dashur të kthej një përgjigje për kërkesën tonë.

Iu bëj me dije MAPL- së se nuk keni të drejtë të shqyrtoni në brendësi kërkesën tonë për arsye se nuk  i është drejtuar institucionit tuaj por i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, dhe ju pa të drejtë keni stopuar kërkesën tonë drejt rrugës së Qeverisë së Kosovës e kjo nënkupton një frymë politike dhe aspak profesionale.

MAPL-ja e cila monitoron edhe Kuvendet Komunale për vendimet e marra dhe në bazë të ligjit kthen edhe konfirmimet për ligjshmëritë e vendimeve por nuk ka të drejtë të stopojë ligjërisht një kërkesë e cila i adresohet një organi tjetër për shqyrtim pa e shikuar thellësinë e kërkesës.

Prandaj kërkoj profesionalizëm dhe paanësi politike që kjo kërkesë të delegohet tek organi i duhur shqyrtues. Nuk do të ketë organ që do të ndal iniciativën dhe vullnetin e mirë të qytetarëve që kjo kërkesë të delegohet tek organet kompetente të thirrura për miratimin e ligjeve të Kosovës.

Po ju paralajmëroj që nëse kjo kërkesë pengohet jo ligjërisht atëherë do të ju drejtohemi qytetarëve për realizimin e një peticioni i cili do të ketë me qindra e mijëra nënshkrime. Këtë gjë nuk kam dashur ta bëj më herët sepse unë kam zgjedhur mënyrën institucionale ku përmes Kuvendit Komunal i cili përfaqëson edhe zërin e qytetarëve, këtë kërkesë e kemi adresuar tek institucionet qendrore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori