Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për peticionin për bashkimin e Mitrovicës, i cili është dorëzuar të mërkurën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 16.594 nënshkrime nga qytetarët e Mitrovicës.
Bahtiri tha se pret që ky peticion të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Mitrovica të jetë e lirë për të gjithë qytetarët e saj.
“Peticioni sigurisht që do të futet në votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të kaloj dhe qyteti do të jetë me një status, me një kryetar dhe i cili do të jetë i lirë dhe në pjesën e veriut”, ka thënë Bahtiri.
Sipas tij, peticioni është bërë që të korrigjohet padrejtësia që iu është bërë qytetarëve të Mitrovicës, me ndarjen e këtij qyteti.
“Peticioni kërkon korrigjimin me të cilën u bë padrejtësi për qytetarët e Mitrovicës. Qytetarët duhet të ndjehen të lirshëm. Nuk mund t’i lëmë qytetarët e Mitrovicës nën strukturat ilegale të Serbisë. Kjo është pasqyrim që na ka dërguar drejt këtij versioni. Pas bashkimit të qytetit do të bëhet zhvillimi ekonomik duke lutur Qeverinë e Kosovës që të sjellin mjete shtesë”, theksoi ai.
Ai po ashtu foli edhe për pastrimin e rrugëve të qytetit të Mitrovicës, duke thënë se të gjitha rrugët janë të lëvizshme për qytetarët e saj.
“Është perfektë. Nuk e di cili qytet ka bërë përpjekje maksimale të mos ketë probleme me lëvizjen e lirë. Janë diku pesë kompani që do ta bëjnë punën e tyre perfektë. Po punojmë edhe për heqjen e akullit”, potencoi Bahtiri.
Ndryshe, të mërkurën është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës peticioni për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16.594 nënshkrime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert