LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles fiton ndeshjen e parë ndaj SAW, kundërshtari i radhës Astralis në turneun në Finlandë

Bad News Eagles fiton ndeshjen e parë ndaj SAW, kundërshtari i radhës Astralis në turneun në Finlandë

Ekipi shqiptar e nisë me fitore në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë, pas fitores ndaj ekipit portugez SAW.

Ndonëse nuk e nisën mirë në pjesën e parë, Bad News Eagles arritën që të rikthehen për të fituar ndeshjen e zhvilluar në formatin ‘Bo1’, me rezultat 16-12.


Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte kapiteni i ekipit shqiptar, Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 31 eliminime gjithsej.

Tani në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me ekipin danez Astralis të cilët renditen në vendin e 11 –të në renditjen botërore.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e enjte) duke filluar nga ora 13:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.

/Telegrafi/