LAJMI I FUNDIT:

Babai zbuloi arsyen pse shkon në tualetin e femrave me të bijën, pati reagime të ndryshme nga njerëzit

Babai zbuloi arsyen pse shkon në tualetin e femrave me të bijën, pati reagime të ndryshme nga njerëzit

Babai Muhammed Nitoto pohon se tualetet publike të meshkujve nuk janë të përshtatshme për fëmijët, veçanërisht për vajzat. Kur vajza ka nevojë, ai përdor tualetin e grave, gjë që është kritikuar nga disa.

Reklama

“Tavolina e ndërrimit në një nga tualetet e meshkujve ishte pranë uturakut që do të thoshte se do të më duhej ta vendosja foshnjën pranë vendit ku urinojnë burrat. Për të mos përmendur që burrat hyjnë dhe dalin ndërsa ju jeni atje. Unë u përpoqa një herë dhe nuk do ta bëj më kurrë”, ka shkruar ai në blogun e tij.

Kur nuk gjen një tualet publik për prindërit me bebe dhe fëmijë të vegjël, ai hynë në tualetin e grave.

“Vajza ime është shumë e vogël, ndaj duhet të shkoj me të. Mundohem t’i respektoj gratë sa më shumë që të mundem, kështu që trokas në derë dhe bëj të ditur që po hyj me vajzën time”, ka shpjeguar ai.

Disa i konsiderojnë veprimet e tij të papërshtatshme.

“Kam vajza adoleshente që do ta kishin shumë të sikletshme”, thotë njëra.

“Pyes veten nëse do të reagoni në të njëjtën mënyrë kur vajza juaj të jetë më e madhe dhe e vetme në tualet dhe të hyjë babai i dikujt”, pyet një tjetër.

Megjithatë, ka shumë të tjerë që e kanë uruar për njoftimin e guximshëm.

Postimi i babait Muhammed është i vitit 2020, por së fundmi u bë sërish viral, duke treguar se është ende një çështje e ndërlikuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Qytetarët e Kosovës gati për udhëtim pa viza në BE, shfaqen në video me pasaporta në duar

Qytetarët e Kosovës gati për udhëtim pa viza në BE, shfaqen në video me pasaporta në duar

Virale
Spanjolli hyn i gjallë në varr në mënyrë vullnetare dhe qëndron nën tokë për një orë: Doja të qëndroja më gjatë

Spanjolli hyn i gjallë në varr në mënyrë vullnetare dhe qëndron nën tokë për një orë: Doja të qëndroja më gjatë

Interesante
U grindën brenda aeroplanit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Vjenë – britanikja i hedhë 5 mijë funte mbi kokën e partnerit

U grindën brenda aeroplanit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Vjenë – britanikja i hedhë 5 mijë funte mbi kokën e partnerit

Interesante
Gjetja e alienëve është 'vetëm çështje kohe' pasi shkencëtarët parashikojnë 'përditësim të madh në 5 vjet'

Gjetja e alienëve është 'vetëm çështje kohe' pasi shkencëtarët parashikojnë 'përditësim të madh në 5 vjet'

Interesante
A jeni në mesin e 5 përqindëshit të njerëzve që mund të dallojnë lulediellin e fshehur mes bletëve në pak sekonda?

A jeni në mesin e 5 përqindëshit të njerëzve që mund të dallojnë lulediellin e fshehur mes bletëve në pak sekonda?

Interesante
Nëse e dalloni gruan e marinarit në këtë iluzion – jeni në mesin e vetëm 1 për qind të njerëzve të cilët mund ta bëjnë këtë

Nëse e dalloni gruan e marinarit në këtë iluzion – jeni në mesin e vetëm 1 për qind të njerëzve të cilët mund ta bëjnë këtë

Interesante
Kalo në kategori