LAJMI I FUNDIT:

Babai i trevjeçarit sirian që vdiq në bregdetin grek gjatë krizës me refugjatë, pagëzon fëmijën e porsalindur me emrin e të birit të humbur

Babai i trevjeçarit sirian që vdiq në bregdetin grek gjatë krizës me refugjatë, pagëzon fëmijën e porsalindur me emrin e të birit të humbur

Abdullah Kurdi është babai i trevjeçarit sirian Alan Kurdi, që vdiq derisa përpiqej që të arrinte në Evropë, të cilit tani i ka lindur një fëmijë tjetër, ndërsa e ka përkujtuar të birin e humbur duke i  vënë emrin e tij.

Në shtator të vitit 2015, ai e kishte parë bashkëshorten dhe dy fëmijë teksa mbyteshin, si pasojë e mbushje së tepër të barkës me të cilin lundronin për në Kos të Greqisë, transmeton Telegrafi.


Fotografia e trupit të Alanit të pajetë në bregdetin grek, dërgoi valë tronditëse në të gjithë botën, duke shkaktuar veprime nga qeveria dhe rritje të donacioneve për bamirësi që të ndihmohen refugjatët.

Që atëherë, Kurdi është zhvendosur në Kobani, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, ku u martua me gruan e tij të dytë Fayize, dy vjet më parë.

“I lutem Zotit, që më dërgoi mua dhe gruas sime një fëmijë. Duam që të rritet i lumtur, të shkollohet dhe të bëjë jetë normale”, ka thënë Kurdi, për fëmijën e porsalindur që e mbante në krah. /Telegrafi/