LAJMI I FUNDIT:

Babai i tre fëmijëve ka publikuar porosinë emocionale dhe u ka dhënë baballarëve këshillë si duhet të sillen

Babai i tre fëmijëve ka publikuar porosinë emocionale dhe u ka dhënë baballarëve këshillë si duhet të sillen

Ted Gonder (29), baba i tre fëmijëve. Nga mosha 24 vjeçare as që ka ëndërruar që me bashkëshorten Franciska në një afat të shkurtër të ketë familje pesanëtarëshe dhe në gjithë këtë ka mësuar shumëçka

Me publikimin e sinqertë ka zbuluar se çfarë porosi do t’u jepte më të rinjve seç është vetë, transmeton Telegrafi.


Kjo në të vërtetë është porosi të gjithë baballarëve se si të sillen ndaj partnereve që nga testi pozitiv i shtatzënisë, por edhe më vonë, kur bebja të lindë.

“Femra bart në stomak beben nëntë muaj. Jo vetëm që do t’i ndihmoni që të këndellet, por do të lidheni me fëmijën në atë mënyrë që as do ta imagjinoni”, shkruan Ted.

“Femrat i ushqejnë bebet me gji dhe kjo është mrekulli dhe i plotëson ato, mirëpo edhe i lodh shumë. Prandaj ndërrojani bebes çdo pelenë që mundeni. Nga ditët e para e tutje. Shpejt do të harroni që ndërrimi i pelenave është gjë e neveritshme, ndërkaq bashkëshortja nuk do të ankohet kur mungoni dhe nuk jeni aty t’i ofroni përkrahje”, ka shtuar ai.

Pastaj ka porositur që partneret në mëngjes t’i prisni me një filxhan kafe pa kafeinë.

“Gjithë natën ka ndenjur zgjuar dhe e ka ushqyer beben dhe kafja do t’i ndihmojë të fillojë ditën”, ka thënë ai.

Veç kësaj, ai thekson që është me rëndësi që partneres t’i bëni me dije që është e bukur, sepse femrat pas lindjes janë kritike ndaj trupit të tyre dhe të pasigurta.

“Rikujtojani që është superhero! Në trupin e saj në të vërtetë kanë lëvizur të gjitha organet dhe ka shtuar 20 kilogramë për të sjellë në botë fëmijën i cili është dhuratë juaja. Ndihmoni që t’i përballojë problemet dhe të fokusohet në qëllime pozitive”, thotë Gonder.

Këshilla e tij e fundit nuk është më pak e rëndësishme se katër të mëparshmet.

“Hormonet çmenden edhe para lindjes, edhe pas lindjes. Kujtohuni që ju tani patjetër duhet të jeni si i fortë shkëmbi. Partnerja shpejt do të jetë ajo ka qenë dhe me siguri dëshironi që t’ju falënderojë që keni qenë i fortë kur ajo ishte e dobët”, ka përfunduar ai.

Publikimi i tij ka marrë një numër të madh reagimesh, ndërkaq Tedit shumë të huaj i janë falënderuar për porosinë emocionale të cilën e ka publikuar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Lifestyle
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Stil
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Kërshëri
Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?

Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?

Bëje vet
Kalo në kategori