LAJMI I FUNDIT:

Babai nga Gjilani i shiti foshnjën e porsalindur gruas nga Presheva, aktakuzë ndaj të dyve

Babai nga Gjilani i shiti foshnjën e porsalindur gruas nga Presheva, aktakuzë ndaj të dyve
Foto: Ilustrim

Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.F. dhe R.A., për shkak të veprave penale

‘’Trafikimi me njerëz’’ dhe ‘’Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës’’.


“Sipas aktakuzës, i pandehuri R.F., më 8 maj 2003, në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmiun e porsalindur të të dëmtuarës N.A., ashtu që pas lindjes e ka detyruar të njëjtën që pa pëlqimin e saj, në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan, t’ia japë fëmiun të pandehurës R.A.

Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Trafikim me njerëz’’ nga neni 171 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, e pandehura R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe ka mbajtur fëmiun e të dëmtuarës N.A., pa përfillur procedurat lidhur me marrjen dhe mbajtjen e fëmiut, nga institucioni përkatës”, thuhet nw njoftim.

Me këto veprime, e pandehura ka kryer veprën penale ‘’Marrja e kundërligjshme e fëmijës’’ nga neni 249 paragrafi 1 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori