LAJMI I FUNDIT:

“Baba, këtu ke jetuar?”, CR7 tregon si reagoi djali i tij kur i pa kushtet e jetesës së Ronaldos në fëmijëri

“Baba, këtu ke jetuar?”, CR7 tregon si reagoi djali i tij kur i pa kushtet e jetesës së Ronaldos në fëmijëri

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se Cristiano Jr ka mbetur i shokuar kur i ka tregua dhomën që është rritur kur ka qenë në moshën e tij.

Ylli i Juventusit u largua nga shtëpia e tij në Madeira në moshën 12-vjeçare në mënyrë që ta fillonte rrugëtimin që të bëhej futbollist profesionist, ndërsa tani është njëri ndër më të mirët në histori.

Lojtari 34-vjeçar u rikthye për të jetuar në Lisbonë aty ku edhe e kishte lënë shokun e tij të ngushtë, Miguel Paixao.


Ish-anëtari i Manchester United vendosi ta merrte djalin e tij Cristiano Jr në një vizitë për në shtëpinë e vjetër ku ka jetuar.

“Ai tashmë ishte njoftuar me Madeiran dhe me rezidencën Marques de Pombal. Erdhi me mua për disa herë dhe aty ishin disa persona që i kam takuar kur isha fëmijë”, ka thënë Ronaldo.

Nga jetesa me ndihmë sociale në sportistin më të paguar në botë: Historia se si futbolli ia ndryshoi jetën Ronaldos (Foto)
Lexo po ashtu Nga jetesa me ndihmë sociale në sportistin më të paguar në botë: Historia se si futbolli ia ndryshoi jetën Ronaldos (Foto)

“Unë isha largua para shumë vitesh, dhe të jem i sinqertë, nuk e prisja që t’i shikoja ata njerëz në ato kushte, me preku paska në zemër”.

“Ne shkuam atje së bashku me Paixaon dhe Cristianon (JR) për ta shikuar dhomën ku kam qëndruar. Djali im u kthye dhe më tha: Babi, këtu ke jetuar? Ai nuk mund ta besonte”, ka zbuluar më tej pesë herë fituesi i Topit të Artë.

CR7 është parë në disa video ndër vite duke i treguar djalit të tij nëntëvjeçar se si duhet luftuar për t’u bërë më i miri në futboll dhe aktualisht ai luan në grupmoshat e reja të Juventusit, e që cilësohet si më i miri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KavFKJZzlTo

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Magazina
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Kalo në kategori